Prokuroria Speciale të mos e amniston krimin, ti zbardh dosjet e lidhjes së Shpend Ahmetit me nëntokën e krimit të organizuar

Prokuroria Speciale të mos e amniston krimin, ti zbardh dosjet e lidhjes së Shpend Ahmetit me nëntokën e krimit të organizuar

Hajrullah Tërnava

  • 10 March 2021 - 07:44

Shkruan: ANALISTI- Hajrullah Tërnava

Tani kur po ofrohet fundi i mandatit të dytë i Shpend Ahmetit si kryetar i komunës së Prishtinës, me një mal skandalesh dhe krejtësisht i dështuar, madje edhe me dosje të kallëzimeve penale nga qytetar e biznese në Prokurorinë e shtetit dhe atë Speciale, por drejtësia nuk po lëvizë për të vepruar dhe hetuar lidhjen e Shpend Ahmetit me krimin e organizuar, dhe me këtë mos veprime po argumentohet se shteti është i kapur. Tregtia me leje ndërtimore, dhënia në shfrytëzim e tokës së komunës për mafio oligarkët, dhe përfitimi nga këto veprime për interesin e Shpend Ahmetit me vartësit e tij në grup janë “emblemë” e qeverisjes së tij me Prishtinën për këto dy mandate.

-Është shpresë e madhe dhe një pritje nga qytetarët e vendit që po duan ndryshime të mëdha, dhe si rezultat në këto zgjedhje të fundit po shihet dallimi i madh në vota që iu dha këtij koalicioni, prandaj vetëm ky koalicion i shpresës ka shumë më shumë vota se të gjitha partitë tjera, për këtë arsye populli po e kërkon ndryshimin dhe spastrimin nga krimet të të gjithë atyre që me vite të tëra e zhvatën këtë vend, dhe ky është shkaku kryesor pse vota ju besua koalicionin LVV dhe Lista Vjosa. Një ndryshim i tillë domosdo do të ndodhë edhe në zgjedhjet e ardhshme lokale, duke filluar me përmbushjen e qeverisjeve të lidhura me krimin e organizuar në të gjitha komunat, edhe me komunë e Prishtinës dhe lidhjen e Shpend Ahmetit.

Atmosfera publike po tregon se populli po donë ndryshime dhe ndëshkimin e atyre që përfituan pamëshirshëm nga djersa e qytetarëve. Populli pret që me fillimin e qeverisë së re do të fillon edhe zbardhja e kriminalizimit të deritashëm të shoqërish kosovare, duke fillua edhe nga kriminalizimi i pozitës së drejtuesve të pushtetit lokal në nivel vendi, aty ku ka fakte dhe dëshmi, duke përfshirë këtu edhe kryetarin Shpend Ahmeti dhe ortakët e tij në Komunën e Prishtinës që bashkëqeverisjen dhe bashkëjetuan në mbajtje të pushtetit për këto afro 8 vite.

Me që po flasim për kapjen e shtetit, është fakt që edhe PSRK-ja, po heziton me fillimin e hetimeve dhe ndërmarrjen e masave ligjore ndaj Shpend Ahmetit, edhe prandaj gati po kalon edhe mandati i dytë i shpend Ahmetit në krye të Komunës së Prishtinës, me një mal denoncimesh të ushtruara nga qytetarët dhe bizneset në Prokurorinë e Shtetit dhe atë Speciale, prandaj është lehtë të kuptohet se shteti është i kapur dhe nuk e kanë guximin të veprojnë organet e ndjekjes, organet akuzues. Dalja në sipërfaqe e lidhjes së shpend Ahmetit me mafi oligarkët e krimit të organizuar për herë të parë është dokumentuar para më shumë se 4 vitesh, me publikimin e fotove ekskluzive të kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, në jahtin e biznesmenit nga Peja, Blerim Devolli, në Budva, në mars të vitit 2017, kurse tani së fundi Shpend Ahemti është kapur dhe fotografuar duke shëtitur edhe me veturë super luksoze, pronësia e së cilës nuk dihet pasi që ai e mohon të jetë në pronësi të tij, por e pranon që ka shëtitur me veturën e një mikut të tij nga diaspora i ardhur në Kosovë.

Kur është në pyetje kapja e shtetit nga të mëdhenjtë e shtetit është e kuptueshme se Prokuroria heziton që ta fillon shfletimin e dosjeve të denoncimeve që janë bërë kundër kryetarit të Prishtinës Shpend Ahemti për lidhjen e tij me krimin e organizuar dhe abuzimin me ligjin, dhe në të kundërtën Shpend Ahmeti tani e ka të qartë se në zgjedhjet e ardhshme do të pësoj debakël nëse konkurron për kryetar, dhe është e mundshme që nuk do të konkurroj fare për atë post, prandaj tash o kurrë e ka shansin të përfitoj e të behet multi milioner si kolegët e tij të tjerë.

Prandaj për qytetarët e këtij vendi e vetmja shpresë për ç’kapjen dhe demolimin e krimit të organizuar është Qeveria Kurti në ardhje, që do të ndërmerr riorganizime në të gjitha institucionet e shtetit, e sidomos me miratimin e Ligjit të VETTING-ut, dhe në mënyrë të pamëshirshme do ta spastroj këtë vend nga krimi i organizuar dhe krimet në përgjithësi, dhe njëherë e përgjithmonë qytetarit të rëndomtë do ti kthehet shpresa për të jetuar në Kosovë, dhe ata qytetarë të rëndomtë ta ndiejnë veten që janë qytetar të barabartë me të gjithë të tjerët, e sidomos kur për këta qytetar do të përkujdeset kjo Qeveri në ardhje, për punësimin dhe të gjitha të mirat e mundshme për ta. Me qeverinë në ardhje shpresojmë se nuk do të ndodhë si deri më tani që vetëm ajo shtresa që ishte e lidhur me oligarkët politik që e katandisën këtë vend, ti përjetojnë benifitet dhe të gjitha të mirat në këtë vend, krijuan pasuri të paskajshme për veten e tyre, kurse të tjerët sa po mundin po ikin nga ky vend i pa perspektivë dhe i kriminalizuar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".