Nesër mblidhet Kryesia e AAK-së, Bekë Berisha tregon arsyet

  • A.P /
  • 10 March 2021 - 22:04
Nesër mblidhet Kryesia e AAK-së, Bekë Berisha tregon arsyet

Kryesia e Aleancës Ardhmëria e Kosovës do të mblidhet nesër.

Deputeti i zgjedhur i kësaj partie, Bekë Berisha ka treguar arsyet se pse do të mbahet mbledhja.

Ai thotë se në këtë mbledhje do të diskutohet edhe për skandalin që u përmend emri i ish-ministres së Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla.

“Konsultat i kemi të përditshme, ky skandal, kjo nuk është e vogël, nuk është që nuk e diskutojna e te shohim cfarë të bëjmë.  Janë disa gjëra që duhet të diskutohen, nuk e kemi marrë krejt cool këtë”, tha Berisha.

(Kosova Sot Online)