Zhvillimet në AAK, Ramush Haradinaj sot takohet me kryesinë

  • E.K /
  • 11 March 2021 - 08:09
 Zhvillimet në AAK, Ramush Haradinaj sot takohet me kryesinë

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj do të mbajë mbledhje sot në selinë e partisë me kryesinë e këtij subjekti politik.

Kështu ka bërë të ditur deputeti i zgjedhur i kësaj partie, Bekë Berisha.

Ai ka treguar arsyet se pse do të mbahet mbledhja.

Sipas Berishës në këtë mbledhje do të diskutohet edhe për skandalin që u përmend emri i ish-ministres së Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla.

“Konsultat i kemi të përditshme, ky skandal, kjo nuk është e vogël, nuk është që nuk e diskutojna e te shohim çfarë të bëjmë.  Janë disa gjëra që duhet të diskutohen, nuk e kemi marrë krejt cool këtë”, tha Berisha.

(Kosova Sot Online)