Ministri në detyrë i Ekonomisë kërkon pezullimin e përzgjedhjes së kryeshefit të ri të Infrakosit

  • E.K /
  • 11 March 2021 - 11:01
 Ministri në detyrë i Ekonomisë kërkon pezullimin e përzgjedhjes së kryeshefit të ri të Infrakosit

Ministri në detyrë i Ekonomisë dhe Ambientit, Muharrem Nitaj ka kërkuar nga Bordi i Infrakosit që të pezullojë përzgjedhjen e kryeshefit të ri ekzekutiv të ndërmarrjes.

Kjo kërkesë e Nitajt ka ardhur me arsyetimin se në procesin e përzgjedhjes nuk janë zbatuar kriteret e konkursit.

“Ministri e Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), Muharrem Nitaj ka njoftuar përmes një shkrese zyrtare se ka kërkuar nga Bordi i Infrakos-it që ta pezullojë përzgjedhjen e kryeshefit të ri ekzekutiv të kësaj ndërmarrjeje, me arsyetim se në proces të përzgjedhjes nuk janë zbatuar kriteret e konkursit, por ata këtë çështje e kanë bërë akt të kryer, me çka kanë bërë shkelje”, thuhet në njoftim.

https://www.facebook.com/MinistriaeEkonomisedheAmbientit/posts/3419706734802308

(Kosova Sot Online)