Vaksinohet luani që mbahet në kafaz në një restorant në Gjilan

  • E.K /
  • 11 March 2021 - 12:12
 Vaksinohet luani që mbahet në kafaz në një restorant në Gjilan

Luani Gjoni që mbahej në kafaz në një restorant në Gjilan është vaksinuar javën e kaluar dhe ka pasur kontrollet veterinare.

Kështu ka njoftuar Bear Sanctuary Prishtina ekipi i së cilës ka vizituar luanin që po bahej në izolim.

“Në përgatitjet që ky transfer të jetë i mundshëm, ekipi ynë ka vizituar Gjonin javën e kaluar për kontrollë veterinare dhe për ta vaksinuar . Luani në Kosovë është mbajtur në izolim dhe ilegalisht që nga Nëntori 2019, por për shkak të procedurave gjyqësore dhe rrethanave politike transferimi i luanit Gjoni jashtë Kosovës ka qenë dhe vazhdon të jetë i vështirë, dhe deri tani nuk kemi mundur ta realizojmë deri tani. Ne jemi në pritje të lajmit që transferi i luanit Gjoni për tu vendosur në një mjedis ku do t’i ofrohet jetë më e mirë, të ndodhë shumë shpejtë”, thuhet në njoftim.

https://www.facebook.com/PylliiArinjvePrishtina/posts/2924219357817152

(Kosova Sot Online)