Në Gjermani shkon në mbi 73 mijë numri i viktimave nga COVID-19

  • G.G /
  • 11 March 2021 - 12:35
Në Gjermani shkon në mbi 73 mijë numri i viktimave nga COVID-19

Gjermania po vazhdon të regjistroj numër të madh të viktimave dhe të infektuarve me COVID-19.

Deri tani ky shtet ka regjistruar 73 mijë e 276 viktima nga koronavirusi.

Sipas faqes botërore të statistikave, worldometers.info, Gjermania radhitet e 10’ta në botë për nga numri më i madh i të infektuarve.

Deri tani ky shtet ka raportuar 2 milion e 532 mijë e 855 raste të infektuara.

2 milion e 337 mijë persona janë shëruar nga ky virus deri tani, ndërsa 122 mijë e 579 janë aktive.

2 mijë e 848 persona janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Gjermania deri tani ka kryer 46 milion e 319 mijë e 641 testime kundër COVID-19.

(Kosova Sot Online)