Ehat Miftaraj reagon pas kërkesës së Ramush Haradinajt: Rinumërimi i plotë i votave nuk është fontanë dëshirash

  • E.K /
  • 11 March 2021 - 14:00
Ehat Miftaraj reagon pas kërkesës së Ramush Haradinajt: Rinumërimi i plotë i votave nuk është fontanë dëshirash

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj  ka kërkuar sot rinumërim të plotë të votave të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

 Ndaj kësaj deklarate të tij ka reaguar Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Ai tha  se rinumërimi i votave në tërë territorin e Kosovës nuk është fontan dëshirash.

“Rinumërimi i votave në tërë territorin e Kosovës nuk është fontanë dëshirash, por procedure. Vetëm pse dikujt i teket pas konsumimit të një xhygym çaji me i ri numëru votat nuk do të thotë se është legjitime dhe e drejte”, tha Miftaraj.

Miftaraj thotë se gjithë këtë e vendos Gjykata Supreme dhe ajo e vlerëson veç e veç çdo ankesë.

“Procesi i ankimimit është ne Gjykate Supreme dhe ajo e vlerëson çdo ankese veç e veç. Durim dhe respektim i autoritetit te Gjykatës Supreme deri nesër dhe ruajtje e integritetit te procesit zgjedhor”, tha ai.

https://www.facebook.com/ehat.miftaraj/posts/10158071097438601

(Kosova Sot Online)