Haziri thotë se LDK’ja nuk e ka kulturë refuzimin

  • A.P /
  • 12 March 2021 - 00:03
Haziri thotë se LDK’ja nuk e ka kulturë refuzimin

Kandidati për kryetar të LDK’së, Lutfi Haziri tha se partia e tij nuk e ka kulturë të refuzojë takimet që kanë të bëjnë institucionet e shtetit, anipse kandidati tjetër, Lumir Abdixhiku tha se ‘nuk do të shkojnë turrë e vrapë’.

Haziri thotë se nëse ai zgjidhet kryetar i partisë, dhe kuvendi i LDK’së ia jep atij mandatin të negociojë, ai do të shkojë në takim dhe do të negociojë për interesat e partisë.

“Lideri I LDK’së i cili zgjedhet me pyet kuvendin e vet lidhur me veprimet politike se a don LDK me ja dhonë rolin e opozites se fortë, se cfare roli do të ketë si opozitë sa i përket ligjeve dhe me atë mandate shkoj në cdo takim, nuk frikësohem sepse përfaqësoj interesin e LDK;së. LDK’ja nuk e ka kulturën e refuzimit, rivalët politikë janë rivalë politikë, dallohemi si nata me ditën. por me atë që quhet institucion, që quhet stabilitet,  unë besoj që roli i LDK’së ka me qenë me konstruktivitet, guardian i shteti dhe i demokracisë. Atë që une e quaj dialog i brendshëm, që na ka munguar shumë nuk guxon me u leju me u bë pjesë e kulturës sonë.”, tha Haziri.

Haziri thotë se refuzimi i institucioneve të shtetit nuk është kulturë e LDK’së.

“Unë shkoj e përfaqësoj, nëse LDK’ja thotë që nuk mundeni me bo këtë lëvizje politike, unë shkoj dhe ju them që nuk muj me bo këtë lëvizje politike, nëse LDK;’ja më jep mandat me negociu, unë shkoj dhe negociojë interesat e LDK’së dhe kjo është dallim I madh, por refuzimi adohok I institucioneve të shtetit, nuk është kulturë e shtetit të LDK’së dhe nuk mundet me qenë”, tha Haziri.

Ndërsa sa i përket çështjes së presidentit, se a do të qëndrojnë në sallë, Haziri tha se gjithçka varet nga takimi i së hënës.

“Do të varet nga takimi i të hënës”, tha Haziri.

(Kosova Sot Online)