Në Prishtinë I mituri e ther me thikë një 13-vjeçar, kjo është gjendja e tij

  • E.K /
  • 12 March 2021 - 10:44
 Në Prishtinë I mituri e ther me thikë një 13-vjeçar, kjo është gjendja e tij

Policia e Kosovës ka njoftuar se një i mitur e ka therur me thikë një fëmijë 13-vjeçar.

Sipas policisë fëmija ka pranuar tretman mjekësor teksa i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“Rr. 27 Nëntori, Prishtinë, 11.03.2021 – 13:50. Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar i cili për shkaqe të panjohura me një mjet të mprehtë –  kishte therr në krah viktimën fëmiun e moshës 13 vjeç. Si pasoj viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është liruar në shtëpi. I dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)