Afër lumit Drenica në Drenas gjendet një mjet shpërthyes

  • E.K /
  • 12 March 2021 - 11:01
 Afër lumit Drenica në Drenas gjendet një mjet shpërthyes

Një mjet i dyshuar shpërthyes i llojit granat dore është gjetur dje në afërsi të lumit Drenica në Drenas.

Sipas njoftimit të policisë, vendi i ngjarjes është siguruar dhe njësiti për demimin i FSK-së dhe KFOR-it ka bërë deminimin e mjetit të dyshuar.

“Tërstenik, Gllogoc, 11.03.2021, 13:28. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se afër Lumit Drenica ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes (granat dore). Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i FSK-s  dhe KFOR-it kanë bërë deminimin e mjetit të dyshuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)