Në Tetovë një person spërkat hyrjet e banesave me lëndë të panjohur, banorët në panik

  • E.K /
  • 12 March 2021 - 11:23
Në Tetovë një person spërkat hyrjet e banesave me lëndë të panjohur, banorët në panik

Gjatë ditës së djeshme janë publikuar pamje nga një objekt banesor në Tetovë ku shihet një person me maskë duke spërkatur hyrjen e banesës me lëndë të panjohur.

Banorët janë shprehur të frikësuar dhe menjëherë kanë lajmëruar policinë dhe janë munduar ta pastrojnë hyrjen e objektit me detergjentë të ndryshëm.

Rasti po shqyrtohet nga organet e rendit, dhe ende nuk ka raport zyrtar për lëndën/substancën e përdorur nga personi i paidentifikueshëm.

Pamjet në videon e mëposhtme:

https://www.televizioni.tv/upload/videos/2021/03/YBYBcxh4r3sTiTLBICMv_12_a82ebfbf695c330f2346473917640b15_video_360p_converted.mp4

(Kosova Sot Online)