Reagon Komuna e Gjilanit pas arrestimit të një zyrtari komunal për keqpërdorim me subvencione

  • E.K /
  • 12 March 2021 - 11:59
 Reagon Komuna e Gjilanit pas arrestimit të një zyrtari komunal për keqpërdorim me subvencione

Komuna e Gjilanit ka njoftuar se të arrestuarit lidhur me keqpërdorimin e subvencioneve janë nga komuniteti serb, pra edhe zyrtari komunal është i komunitetit serb.

Në njoftimin e tyre thuhet se bëhet fjalë për një rast të izoluar në fshatin Ponesh, në mes të dy fermerëve të komunitetit serb dhe zyrtarit komunal, i cili, po ashtu, është nga komuniteti serb

“Pas raportimeve në media për arrestimin e një zyrtari komunal nën ‘dyshimet për keqpërdorim të subvencioneve’, Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria e Bujqësisë, njofton opinionin se sipas informative të para bëhet fjalë për një rast të izoluar në fshatin Ponesh, në mes të dy fermerëve të komunitetit serb dhe zyrtarit komunal, i cili, po ashtu, është nga komuniteti serb”, thuhet në njoftim për media.

Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria e Bujqësisë, thekson se është në pritje të raportit zyrtar të organeve të drejtësisë dhe sapo të merret raporti, do të veprojë në përputhje me ligjet në fuqi.

(Kosova Sot Online)