U kërkoi të vendosnin maskën, tre gratë refuzojnë dhe sulmojnë shoferin e taksisë

  • G.G /
  • 12 March 2021 - 13:02
U kërkoi të vendosnin maskën, tre gratë refuzojnë dhe sulmojnë shoferin e taksisë

Sjellja e egër e tre grave të reja që sulmuan një shofer të shërbimit Uber në Kaliforni , sepse ai kërkoi që njëra prej tyre të mbante maskë, ka shkaktuar zemërim në SHBA në 24 orët e fundit .

Sipas New York Post , njëra nga gratë e regjistruara nga kamera e automjetit u arrestua nga policia e Las Vegasit, ndërsa një tjetër pasagjer i automjetit u vetdorëzua.

24-vjeçarja do të përballet me akuzat e sulmit dhe dhunës ndaj shoferit, si dhe shkelje të rregullave për mbrojtjen e shëndetit publik. Në klipin që bëri xhiron e internetit, King (ulur në të majtë dhe e veshur me të kuqe), së bashku me bashkëmoshataren e saj Arna Kimiai (ulur menjëherë pas shoferit) duket se bërtasin dhe fyen shoferin Khadka,. Midis tyre qëndron një grua tjetër, e cila duket shumë më e qetë dhe më e përmbajtur se dy gratë e tjera.

Sipas gazetës amerikane, ngjarja ndodhi pasditen e së Dielës së kaluar, kur shoferi mori tre gratë, King, Kimiai dhe shoqen e tyre të panjohur, nga një zonë e San Francisco. Tensioni filloi kur Khadka kërkoi një nga gratë të vendoste një maskë dhe ajo refuzoi, kështu që ai vendosi të ndalonte automjetin . Gratë nuk pranuan të dilnin nga automjeti dhe filluan të reagonin dhunshëm.

https://www.televizioni.tv/upload/videos/2021/03/HTrBqkH1yckRh4ZnbKjZ_12_c2ff5a7acacebcd4258efe607da78295_video_720p_converted.mp4

(Kosova Sot Online)