Mblidhet AAK-ja një ditë pas letrës së Albin Kurtit e Vjosa Osmanit

  • E.K /
  • 12 March 2021 - 14:09
 Mblidhet AAK-ja një ditë pas letrës së Albin Kurtit e Vjosa Osmanit

Në selinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës po mbahet takim.

Anëtarët e AAK-së janë mbledhur, por ende nuk dihet arsyeja e mbledhjes së strukturës.

Nënkryetari i partisë, Ardian Gjini, është parë duke hyrë brenda selisë ndërsa tha se takimi është i rregullt.

Lëvizja Vetëvendosje të enjten ka ftuar PDK-në, LDK-në dhe AAK-në për takime lidhur me formimin e institucioneve pas certifikimit të rezultatit zgjedhor.

Kryetari në dorëheqje i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se kjo parti gjithnjë ka qenë pro bisedimeve dhe dialogut, derisa s’ka përmendur nëse do pranojnë ftesën e VV-së. Teksa PDK-ja ka konfirmuar pjesëmarrjen në takim. 

Media ka kontaktuar me anëtarët e AAK-së që kanë deklaruar se do të flasin para mediave pas takimit.

Ndryshe, pak më parë deputeti i zgjedhur i AAK-së, Pal Lekaj ka paralajmëruar një takim ku do të flitet për letrën e dërguar nga Albin Kurti e Vjosa Osmani, megjithatë, nuk dihet ende nëse kjo ishte arsyeja e takimit të sotëm.

(Kosova Sot Online)