Një pjesë e Rahovecit do të mbetet pa ujë të pijshëm

  • E.K /
  • 12 March 2021 - 14:35
 Një pjesë e Rahovecit do të mbetet pa ujë të pijshëm

Një pjesë e qytetit të Rahovecit dhe fshati Brestovc kanë mbetur pa ujë të pijshëm.

KRU “Gjakova” njofton se kjo ka ndodhur për shkak të një defekti të gypit kryesor në njësinë e Rahovecit e në të cilin gyp është dashur të intervenohet.

“Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë se kemi defekt në gypin kryesor fi 200 në njësinë e Rahovecit! Për arsye të punimeve në lokalizimin dhe sanimin e defektit, mbesin pa furnizim me ujë të pijes një pjesë e qytetit të Rahovecit dhe fshati Brestovc. Ekipet tona janë duke punuar në sanimin e defektit duke ndërmarrë të gjitha masat e duhura, që të rikthejnë sa më parë furnizimin me ujë. Faleminderit për mirëkuptimin tuaj”, thuhet në njoftimin e KRU “Gjakova”.

(Kosova Sot Online)