Mbi 10 mijë raste aktive me Covid-19 në Kosovë

  • A.P /
  • 12 March 2021 - 22:29
Mbi 10 mijë raste aktive me Covid-19 në Kosovë

Në Kosovë 76 mijë e 110 persona u infektuan me virusin korona, që nga 13 marsi 2020 kur edhe u paraqitën dy rastet e para pozitive me SARS CoV2.

Nga ky virus u shëruan 63 mijë e 892 të tjerë, mirëpo janë 1 mijë e 688 qytetarë që kanë vdekur si pasojë e infektimit me Covod-19. 10 mijë e 530 raste janë aktive.

Në të dhënat e fundit të Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) raportohet për  730 raste të reja të infektimit vetëm në 24 orët e fundit.

201 raste u regjistruan vetëm në Prishtinë.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.317 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 730 raste pozitive”, thuhet në njoftimin e IKSHPK’së.

Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 512 pacientë derisa numri i rasteve aktive është 10.530.

(Kosova Sot Online)