Hajnat vjedhin xhaminë në Gjilan, marrin 60 euro

  • E.K /
  • 13 March 2021 - 13:11
Hajnat vjedhin xhaminë në Gjilan, marrin 60 euro

Një vjedhje ka ndodhur brenda një xhamie në Gjilan gjatë ditës së djeshme.

Xhamia ndodhet në rrugën “Adem Jashari”, në Gjilan.

Në njoftimit 24 orësh të policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:30, kur imami i xhamisë ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë në objektin e xhamisë, dhe kanë hapur me forcë kasafortën metalike.

Sipas imamit, të dyshuarit kanë vjedhur para në vlerë 60 euro, të cilat kanë qenë të destinuara për ndihma për persona me nevoja të veçanta.

Ndërsa nuk raportohet për ndonjë person të arrestuar në lidhje me këtë rast.

(Kosova Sot Online)