Dega e Prizrenit thotë se unanimisht është për Qunin kryetar të LDK’së

  • G.G /
  • 13 March 2021 - 14:02
Dega e Prizrenit thotë se unanimisht është për Qunin kryetar të LDK’së

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren në krye me Anton Qunin ka mbajtur mbledhje një ditë para Kuvendit Zgjedhor ku do të zgjidhet kryetari i ri i LDK’së.

Në njoftimin e lëshuar për media nga kjo Degë thuhet se në mënyrë unanime përkrahin kandidaturën e Anton Qunit për kryetar të partisë.

“Te gjithë delegatët e degës së Prizrenit, unanimisht në mbështetje të kandidaturës së kryetarit Anton Quni, për kryetar të LDK-së.

Unifikues, lider dhe i dëshmuar për beteja epike në luftë dhe në paqe!

Suksese ë” thuhet në reagimin të cilin e ka shpërndarë edhe vetë Quni.

Ndërkohë nga Degë të tjera të LDK’së në Kosovë ka pasur sinjale se do të jenë në përkrahje të Lumir Abdixhikut. Një gjë të tillë e ka treguar drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Pejës që drejtohet nga Gazmend Muhaxheri dhe gjithashtu edhe nga Dega e Lipjanit.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=2800351236896725&id=1407202792878250

(Kosova Sot Online)