10.630 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

  • A.P /
  • 14 March 2021 - 08:47
10.630 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Mbi 351 mijë e 500 persona të dyshimtë janë testuar deri më sot për 13 muaj nga autoritetet dhe pozitiv me virusin SARS-COV-2 kanë rezultuar 76.688 persona.

Prej tyre, 1.696 persona nuk ia dolën, ndërsa IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 64.362.

Aktualisht në vend janë 10.630 raste aktive me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, në vend janë konfirmuar 578 raste pozitive dhe janë shënuar 8 raste të vdekjes.


(Kosova Sot Online)