Abdixhiku në Kuvendin Zgjedhor, flet pak para zgjedhjeve të brendshme

  • A.P /
  • 14 March 2021 - 09:47
Abdixhiku në Kuvendin Zgjedhor, flet pak para zgjedhjeve të brendshme

Kandidati për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka mbërritur në Kuvendin Zgjedhor, ku pritet të garojë për të synuar udhëheqjen e partisë për dy vitet e ardhshme.

Abdixhiku është përgjigjur shkurt para mediave, duke thënë se është e rëndësishme që procesi të shkojë mire.

“E rëndësishme është që procesi të shkojë mirë”, ka thënë shkurt Abdixhiku.

Abdixhiku para pak ditësh shpalli kandidaturën për kryetar të LDK-së.

(Kosova Sot Online)