Anton Quni tërhiqet nga gara për kryetar të LDK’së

  • A.P /
  • 14 March 2021 - 09:49
Anton Quni tërhiqet nga gara për kryetar të LDK’së

Kandidati për kryetar të partisë, Anton Quni ka njoftuar se është tërhequr nga gara për të parin e partisë, dhe do të përkrah njërin nga kandidatët e tjerë.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Quni ka njoftuar se është tërhequr nga gara për kryetar të partisë.

“Prandaj, Sot, kur jam shumë i sigurt se cilido nga kandidaturat e shpallura që do të marrin drejtimin e LDK-së, garantojnë një drejtim të duhur për LDK-në, unë kam vendosur që të tërheqë kandidaturën time për Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka shkruar ai.


(Kosova Sot Online)