U deklarua herët për Lumir Abdixhikun, tani Tahiri ka disa fjalë për fitoren e tij

  • A.P /
  • 14 March 2021 - 14:58
U deklarua herët për Lumir Abdixhikun, tani Tahiri ka disa fjalë për fitoren e tij

Kryetari i degës së LDK-së në Vushtrri, Xhafer Tahiri, i është gëzuar fitores së Lumir Abdixhikut në LDK. Tahiri ka shprehur herët mbështetjen e tij për Abdixhikun, për ta drejtuar Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Jam krenar që dega jonë ishte e para që e ngriti zërin për ndryshim”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Postimi i tij i plotë:

Të nderuar aktivist të LDK në Vushtrri e Kosovë,

Nga sot kryetar i LDK është Prof. Dr. Lumir Abdixhiku. U ndegjua zëri juaj për ndryshim.

Jam krenar që dega jonë ishte e para që e ngriti zërin për ndryshim!

Bashkë do të kthejme LDK ku e ka vendin

Shihemi në fitore ë

#urime

(Kosova Sot Online)