Melihate Tërmkolli: Jam njeriu i parë që më kanë larguar nga LDK-ja

  • E.K /
  • 15 March 2021 - 09:08
Melihate Tërmkolli: Jam njeriu i parë që më kanë larguar nga LDK-ja

Melihate Tërmoklli, dje pas Kuvendit Zgjedhor të LDK’së citoi Gjergj Fishtën, deklaratë kjo që nxiti reagime të shumta duke vënë në pikëpyetje qëndrimin e saj në këtë parti.

Tërmkolli, tha se nuk do ndalet së punuari për Kosovën, duke thënë se këtë betim e kishte bërë në vitin 98 e që do vazhdojë ende.

‘’ “Nuk e di qysh po komentohen krejt këto deklarata. Mua më kanë larguar nga LDK në vitin 2016, jam njeriu i parë që më kanë larguar nga LDK, me peticion madje.

Unë i kam edhe nja 10 vite kohë për pension, minimum, kështu që kushdo qoftë që mendon pensionin po i them qysh sot që sa të kam jetë, kam me punu për shtetin tem, për vendin tem, për popullin tem dhe nuk jam ndalë kurrë dhe në mënyrën më aktive pavarësisht a kam pas a nuk kam pas poste’’, tha Tërmkolli në një lidhje telefonike.

Dje, Tërmkolli pasi u deklarua për media tha një thënie të Gjergj Fishtës.

“Unë e kam veç një deklaratë: Kur i pa shqiptarët se në çfarë mjerimi kanë ra dhe në çfarë injorance, Gjergj Fishta e tha një fjalë të cilën e kanë keqpërdorë. Ai e tha kështu: tha le ta dijë bota mbarë, se prej sot s’jam shqiptar. E në fakt ishte shqiptari më i madh”.

(Kosova Sot Online)