Policia jep informacione për vrasjen dhe vetëvrasjen që tronditi dje Prishtinën

  • E.K /
  • 15 March 2021 - 11:17
 Policia jep informacione për vrasjen dhe vetëvrasjen që tronditi dje Prishtinën

L.S., 44-vjeçar ka privuar nga jeta bashkëshorten S.S., po ashtu 44-vjeçare, më pas ka vrarë edhe veten. Vrasja dhe vetëvrasja ndodhi në lagjen “Emshir” të Prishtinës, ndërsa në afërsi të viktimave u gjetën një armë zjarri dhe gëzhoja plumbash.

Për këtë rast, Policia e Kosovës ka dhënë sot informacione.

Sipas policisë, i dyshuari mashkull kosovar, dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës femër dhe më pas ka qëlluar edhe veten me armë.

Nga PK thuhet se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar arma e përdorur, ndërsa me vendim të prokurorit trupat e pa jetë janë dërguar në IML për obduksion

“Rr.Ali Vitia, Prishtinë14.03.2021-08:59. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se  ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës femër kosovare më pas ka qëlluar edhe veten me armë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse policore ndërsa, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e të dyshuarit dhe viktimës. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar arma e përdorur në rast. Me vendim të prokurorit trupat e pa jetë janë dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

(Kosova Sot Online)