Në Podujevë, një djalë tentoi t’i therë me thikë familjarët e tij

  • E.K /
  • 15 March 2021 - 11:31
Në Podujevë, një djalë tentoi t’i therë me thikë familjarët e tij

Një person i gjinisë mashkullore ka tentuar t’i therë me thikë familjarët e tij dje në Podujevë.

Policia njofton se thika e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast është konfiskuar.

Ndërsa, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

Podujevë, 14.03.2021-10:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti ka tentuar ti sulmoj me thike familjaret e tij. Thika e cila dyshohet të jetë përdorur ne rast është konfiskuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. 

(Kosova Sot Online)