Skender Hyseni lihet jashtë Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së

  • E.K /
  • 15 March 2021 - 12:31
 Skender Hyseni lihet jashtë Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës pas zgjedhjes së kryetarit të ri, e ka zgjedhur edhe Këshillin e Përgjithshëm.

Mirëpo, Skender Hyseni, është lënë jashtë listës së këtij organi të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Skender Hyseni ishte angazhuar si koordinator për dialog me Serbinë, në qeverinë e kaluar që udhëhiqej nga Avdullah Hoti.

Ai për disa vite me radhë kishte mbajtur pozita të ndryshme brenda LDK-së dhe institucioneve vendore.

(Kosova Sot Online)