Ngjarja tragjike në Prishtinë, nesër varroset çifti Sopi

  • G.G /
  • 15 March 2021 - 14:02
Ngjarja tragjike në Prishtinë, nesër varroset çifti Sopi

Një ngjarje tragjike ndodhi mëngjesin e djeshëm në lagjen ‘Emshir’ të Prishtinës.

Si pasojë e të shtënave me armë pa shenja jete mbetën L.Sopi dhe bashkëshortja e tij, S.Sopi.

Sipas hetimeve të para është bërë e ditur se i dyshuari L.Sopi goditi me armë së pari të ndjerën e më pas edhe veten.

Organet e hetuesisë morën vendim që trupat e pajetë të dërgohen në IML për obduksion.

Ndërsa varrimi i tyre bëhet nesër duke nis nga ora 15:00 , në varrezat e qytetit në Gjilan.

Në media është raportuar se dyshja kishin pasur probleme të vazhdueshme dhe ishin në një procedurë të divorcimit.

(Kosova Sot Online)