Haradinaj: I thashë Kurtit se nuk u kthehemi metodave të vjetra, edhe unë jam plakur

  • G.G /
  • 15 March 2021 - 14:37
Haradinaj: I thashë Kurtit se nuk u kthehemi metodave të vjetra, edhe unë jam plakur

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se kandidatit për kryetministër, Albin Kurti, ia ka bërë të qartë se nuk do t’i bëjnë opozitarizëm, si dikur kur bashkë hidhnin gaz lotsjellës në Kuvend.

Ka përfunduar takimi mes Haradinajt dhe Kurtit e kandidates për presidente Vjosa Osmanit. Pas takimi, kreu i AAK-së tha se i është zotuar Kurtit se do të bëjë opozitarizëm konstruktiv.

Haradinaj tregon se kandidatit për kryeministër i ka thënë që nuk do t’ia bëjë opozitën, sic e kanë bërë bashkë dikur.

“Kanë kërkuar një partneritet pozitë-opozitë, në këtë rast është e kuptueshme që Aleanca është parti konstruktive opozitare, i tregova z.Kurtit që nuk do të kthehna në metodat tona të vjetra, sepse edhe unë jam plak, po do të jemi ata që do t’ua kujtojmë funksionimin pozitë-opozitë. Fituesit e zgjedhjeve e gjejnë formulën me kriju qeverinë, shumicën për qeverinë, 2/3 për presidentin është në përgjegjësinë e tyre, ne nuk e kemi si Aleancë këtë mundësi, ajo që na mbetet është një rol opozitarë”, tha Haradinaj.

Haradinaj ka lënë të kuptohet se ka hequr dorë nga posti i Presidentit dhe thotë se tash është në dorën e Kurtit që ta gjej formulën se si t’i sigurojë numrat.

(Kosova Sot Online)