Aksident trafiku në Podujevë, lëndohet një person

  • A.P /
  • 15 March 2021 - 19:37
Aksident trafiku në Podujevë, lëndohet një person

Një person ka mbetur i lënduar në një aksident që ka ndodhur sot rreth orës 17:30 në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Rastin e ka konfirmuar  zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura në lëvizje.

“Rreth orës 17:30, në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes dy automjeteve në lëvizje. Si pasojë e aksidentit është lënduar një person. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor në Prishtinë”, tha Ahmeti.

(Kosova Sot Online)