Zhvillime në PDK, takohen strukturat e Këshillit për herë të parë pas zgjedhjeve

  • E.K /
  • 16 March 2021 - 08:31
 Zhvillime në PDK, takohen strukturat e Këshillit për herë të parë pas zgjedhjeve

Këshilli Drejtuesi i Partisë Demokratike do të mbajë sot mbledhjen e parë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit që e radhitën këtë subjekt të dytin pas Lëvizjes Vetëvendosje.

Media dje ka raportuar se arsyeja e kësaj mbledhje janë pakënaqësitë pas rezultatit të zgjedhjeve nacionale.

Madje, këtu siç merr vesh media, do të kërkohet edhe dorëheqja e kryesisë së partisë e madje edhe zgjedhja për ushtruesin e detyrës së kryetarit të ri të PDK-së.

Edhe ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, e ka konfirmuar se Këshilli i Përgjithshëm i partisë mblidhet të mërkurën.

“Do të bisedoj për rezultatin zgjedhor të 14 shkurtit, do të bisedojmë sjelljen tonë si opozitë, do ta trajnojmë çështjen e zgjedhjes së presidentit, mund të kem mendim të qartë personal por vendimet duhet të merren në parti, dhe për hapat dhe reformën, hapjen dhe ndryshimin që duhet të ndodhë”, tha ai, duke mohuar se do të mblidhet për të shkarkuar kryesinë.

Ai ka thënë se do të debatohet për rezultatin zgjedhor, por se duhet të ndiqet edhe ndërgjegjja.

“Kryetari jonë është në gjykatë dhe do të marrim një vendim të duhur në kohë të duhur. Ne mund ta debatojmë por jam duke fol për një kryetar partie që është në gjykatë, debat duhet të ketë, kur duhet të ndodh, si duhet të ndodh, duhet të bëhet me vlerat e PDK-së, por duhet të tregojmë edhe moral politik. Fryma që të drejtohemi prej të tjerëve nuk i shërben PDK-së”, ka thënë Hoxhaj.

(Kosova Sot Online)