Gjyshja fotografon krijesën e çuditshme pranë krevatit të mbesës

  • E.K /
  • 16 March 2021 - 08:42
 Gjyshja fotografon krijesën e çuditshme pranë krevatit të mbesës

Një ngjarje e çuditshme është shënuar së fundmi në Las Vegas, ku një gjyshe është e frikësuar për jetën e mbesës së saj.

Ky shqetësim ka ardhur pasi ajo pretendon se pranë tij ka parë një krijesë të çuditshme.

Gjithçka filloi kur mbesa, gjatë natës i kërkonte dikujt që të largohej nga ajo.

Kështu që, Tory McKenzie, vendosi një aparat në dhomën e vogëlushes.

Një krijesë, me thonjë të gjatë, shihet teksa rri vetëm pak centimetra larg krevatit të mbesës së saj.

Këto pamje kanë bërë që gjyshja të friksohet tmerrësisht shumë për jetën e mbesës, aq sa ka kërkuar edhe ndihmë.

Gjithashtu, kur ajo u përpoq të shpëtojë shtëpinë nga ‘magjia e keqe’ duke djegur vajra, ajo pretendon se dollapët dhe perdet u hapën dhe u mbyllën vetvetiu.

(Kosova Sot Online)