Vidhen libra fetar në një lokal në hencë të Fushë Kosovës

  • E.K /
  • 16 March 2021 - 10:38
Vidhen libra fetar në një lokal në hencë të Fushë Kosovës

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në orët e para të 15 marsit në fshatin Hencë të Fushë-Kosovës.

Në një lokal atje, dyshohet se një person ka vjedhur libra me përmbajtje fetare.

Kjo është konfirmuar në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

 “Në fshatin Hencë të Fushë Kosovës, 15.03.2021-02:50. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i është hapur me forcë dera e lokalit nga i dyshuari mashkull kosovar ku iu janë vjedhur libra me përmbajtje fetare”, thuhet në raportin 24 orësh.

Policia thotë se ky rast është nën hetime.

(Kosova Sot Online)