Treni godet një veturë në Ferizaj, lëndohet një person

  • E.K /
  • 16 March 2021 - 10:56
 Treni godet një veturë në Ferizaj, lëndohet një person

Në fshatin Saraishtë të Ferizajt, ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe një treni.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar vozitësi i veturës.

“Fsh. Saraishtë, Ferizaj 15.03.2021, 20:42. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes një veture dhe një treni ku si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar vozitësi i veturës i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

(Kosova Sot Online)