E konfirmuar: Lumir Abdixhiku takohet të premten me Albin Kurtin e Vjosa Osmanin

  • E.K /
  • 16 March 2021 - 11:59
 E konfirmuar: Lumir Abdixhiku takohet të premten me Albin Kurtin e Vjosa Osmanin

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe u.d e Presidentit, Vjosa Osmani ia kanë konfirmuar takimin kryetarit të ri të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Ai konfirmoi se me Kurtin dhe Osmanin do të takohen të premten në orën 14:30.

“Po besojmë që gjatë javës do të kemi konsolidimin e të gjitha organeve të LDK-së. Ajo çfarë mund të themi është se takimin e radhës e kemi të konfirmuar me u.d e –presidentes dhe kryetarin e LVV-së, të premten në orën 14:30”, ka thënë Abdixhiku, nga Prekazi.

Takimi mes Kurtit, Osmanit dhe kryetarit të LDK-së ishte planifikuar që të mbahet të hënën. Mirëpo i njëjti nuk është mbajtur për shkak të zgjedhjeve të brendshme në LDK.

Lumir Abdixhiku u zgjodh kryetar në zgjedhjet e së dielës.  

(Kosova Sot Online)