Princi Philip del nga spitali pas gati një muaji

  • G.G /
  • 16 March 2021 - 12:36
Princi Philip del nga spitali pas gati një muaji

Duka i Edinburgut, Princi Philip, ka dalë nga një spital në Londrën qendrore pas trajtimit me sukses për problemet në zemër.

Anëtari 99-vjeçar i familjes mbretërore u dërgua në spitalin “King Edward VII” më 16 shkurt pasi nuk ndihej mirë, shkruan BBC.

Ai më pas iu nënshtrua një procedure mjekësore në zemër në një spital tjetër të Londrës. Qëndrimi 28-ditor në spital ishte më i gjati për të.

Arsyeja e saktë e shkuarjes fillestare në spital nuk është zbuluar, por Pallati Mbretëror ka thënë se koronavirusi nuk ka qenë shkak.

Princi Philip e ka kaluar shumicën e kohës së pandemisë bashkë me Mbretëreshën Elizabetë në kështjellën Windsor me një numër të vogël të stafit.

Çifti që është martuar para 73 vjetëve e mori dozën e parë të vaksinës kundër sëmundjes Covid-19 në janar.

Spitali ku qëndroi princi më parë pacientë ka pasur edhe anëtarë të tjerë të familjes mbretërore, përfshirë Mbretëreshën Elizabetë.

(Kosova Sot Online)