
Emilia Rexhepi takohet me Osmanin dhe Kurtin

Janë duke vazhduar takimet e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti si fitues i zgjedhjeve dhe u.d së presidentes, Vjosa Osmani me përfaqësuesit e partive politike në vend.
Pas takimit me përfaqësues të komunitetit turk të Kosovës, i pari i LVV-së Albin Kurti dhe u.d e presidentes Vjosa Osmani kanë pritur në takim përfaqësues nga komuniteti boshnjak, përfaqësuar nag Emilia Rexhepi e Partisë së Re Demokratike.
Gjatë tërë ditës Osmani dhe Kurti do të takohem me përfaqësues të komuniteteve joshumicë për tu konsultuar për formimin e institucioneve.
Ndërsa të premten pritet që Osmani dhe Kurti të zhvillojnë takim me kryetarin e zgjedhor të LDK-së, Lumri Abdixhikun, lidhur me formimin e institucioneve të reja në vend.
(Kosova Sot Online)