Komuniteti boshnjak s’ka kushte, do ta votojnë Qeverinë dhe Presidenten

  • G.G /
  • 16 March 2021 - 13:04
Komuniteti boshnjak s’ka kushte, do ta votojnë Qeverinë dhe Presidenten

Pas takimit me përfaqësues të komunitetit turk të Kosovës, i pari i LVV-së Albin Kurti dhe u.d e presidentes Vjosa Osmani kanë pritur në takim përfaqësues nga komuniteti boshnjak, përfaqësuar nga Emilia Rexhepi e Partisë së Re Demokratike.

Para pak minutave, ka përfunduar takimi mes Emilia Redzepit dhe Albin Kurtit e Vjosa Osmanit,.

Pas këtij takimi, përfaqësuesit e boshnjakëve thanë se nuk kanë kushte për Kurtin dhe Osmanin.

Ata e konfirmuan se do ta votojnë Qeverinë dhe Presidenten.

(Kosova Sot Online)