Petar Petkoviq sot dhe nesër në Kosovë

  • E.K /
  • 16 March 2021 - 13:12
Petar Petkoviq sot dhe nesër në Kosovë

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq do të qëndrojë sot dhe nesër në Kosovë, raporton Tanjug.

Sot, Petkoviq pritet ta vizitojë komunën e Zveçanit dhe do të bisedojë me punëtorët mjekësorë në qendrën shëndetësore lokale.

Më pas ai dhe bashkëpunëtorët e tij do t’i përcjellin punimet për ndërtimin e shtëpisë së familjes dymbëdhjetë anëtarëshe Vukoviq, e cila po ndërtohet me fondet e kësaj zyre.

Petkoviq gjithashtu do ta vizitojë edhe kantierin ku po ndërtohen apartamente, të destinuara për çifte të reja të martuara serbe.

(Kosova Sot Online)