Greqia nuk gjen qetësi, tjetër lëkundje tërmeti

  • E.K /
  • 16 March 2021 - 14:31
 Greqia nuk gjen qetësi, tjetër lëkundje tërmeti

Greqia duket se nuk po gjen qetësi nga lëkundjet e tokës gjatë ditëve të fundit.

Një tërmet me madhësi 3.8 u regjistrua sot në Lemnos.

Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti u regjistrua në orën 13:42, rreth 36 kilometra në verilindje të zonës.

Thellësia e tërmetit ishte 10 km, duke e bërë mjaft të ndjeshëm.

Disa ditë më parë një tërmet me madhësi 6 të shkallës Rihter goditi zonën e Larisas, ndërsa u shoqërua me lëkundje të njëpasnjëshme.

(Kosova Sot Online)