Abdixhiku tregon pse vendosi të bëhet kryetar i LDK’së

  • A.P /
  • 16 March 2021 - 21:12
Abdixhiku tregon pse vendosi të bëhet kryetar i LDK’së

Lumir Abdixhiku i sapo zgjedhur kryetar i LDK’së ka treguar se pse e dëshiroi këtë post. Abdixhiu po flet për herë të parë që pas marrjes së postit.

“Kosovës i duhet një pol i qendrës së djathtë dhe nuk do të ishte alternativë tërheqja ose mos marrja e kësaj përgjegjësie, që po them, s’është fare e lehtë”, tha Abdixhiku.

“Është bukur e rëndë por jam plotësisht i bindur që kam brumë të mjaftueshëm. Brenda LDK’së ka njerëz që e ndjekin këtë ide mjaftueshëm dhe ka potencial dhe për ta thënë më thjeshtë, vetë vëmendja e ditës te Kuvendi tregon se sa ka sentiment për LDK’në në Kosovë”, shtoi ai.

“Mustafa nuk ka pas intensë të ndikojë dikë gjatë procesit të brendshëm të Kuvendit”, tha ai.

(Kosova Sot Online)