Deputeti goran pas takimit me Kurtin dhe Osmanin: Nuk e shohim bllokadën si metodë për zgjidhje

  • E.K /
  • 17 March 2021 - 11:52
 Deputeti goran pas takimit me Kurtin dhe Osmanin: Nuk e shohim bllokadën si metodë për zgjidhje

Kryetari i partisë së goranëve të Kosovës (JGP), Adem Hoxha e ka quajtur konstruktiv takimin me kandidatin për kryeministër, Albin Kurti dhe kandidaten për presidente, Vjosa Osmani.

Ani pse nuk foli për votën e tij, pro ose kundër, Hoxha tha se nuk e shohin bllokadën si metodë për zgjidhjen politike të problemeve.

Derisa kërkoi më shumë mbështetje nga qeveria e ardhshme për komunitetin goran.

“Sot kemi pasur një bisedë me Kryeministrin e ardhshëm dhe Presidentin e ardhshëm, biseda u zhvillua në një atmosferë konstruktive. Ne jemi përfaqësues të popullit goran, dhe mbështesim një shoqëri të sinqertë shumetnike në Kosovë…Ne nuk e shohim bllokadën si një metodë për zgjidhjen politike të problemit. Sigurisht, ne gjithashtu kemi kërkesa minimale, në mënyrë që të rritet barazia edhe në institucionet e Kosovës. Kur bëhet fjalë për punësim, ju e dini që komuniteti goran vuan fatin e komunitetit shumicë, por ne jemi specifik dhe kjo specifikë reflekton se goranët janë një komb i vogël dhe për këtë arsye ne besojmë se shoqëria dhe institucionet e Kosovës janë( përkrahin) komunitetit goran të bëjë diskriminim pozitiv për këtë çështje, të mbijetojmë në ato zona sepse fati i çdo gorani është se kur ti mbushë 18 vjet, të shkojë ne gurbet, ta ndalojmë këtë praktikë dhe shpresoj se do të kemi një mirëkuptim me presidentin dhe kryeministrin, dhe ne të jemi të suksesshëm së bashku në atë rrugë”, tha ai.

(Kosova Sot Online)