Pse Donald Trump e sulmon Meghan Markle?

  • E.K /
  • 17 March 2021 - 12:25
 Pse Donald Trump e sulmon Meghan Markle?

“Ajo nuk është e mirë! Unë e kam thënë më parë, dhe tani të gjithë e shohin që kisha të drejtë“, tha Donald Trump për Meghan Markle pasi ajo dhe Princi Harry hapën shpirtrat dhe zemrat e tyre për Oprah Winfrey dhe audiencat televizive në të gjithë botën.

Por ish-presidenti i SHBA nuk e konsideron Meghan Markle thjesht të keqe. Sipas tij, ajo është gjithashtu një person shumë i fuqishëm që është në gjendje të shkatërrojë karrierën e dikujt me një lëvizje.

Të paktën kjo është ajo që ish-këshilltari i lartë i Trump, Jason Miller, tha gjatë një performance në podcastin e Steve Bannon:

“Kur fola me presidentin këtë mëngjes, ai më tha: ‘Tani po shfaqet se ç’është Meghan. Nëse thua ndonjë gjë negative për të, ajo të shkatërron’”.

“Shikoni Piers”, citon Daily Mail Miller të thoshte, duke kujtuar se si Piers Morgan dha dorëheqjen nga emisioni ‘Good Morning Britania’ sepse u sulmua pasi bëri deklarata negative në lidhje me Meghan Markle.

Trump, ashtu si Piers, nuk është i magjepsur nga karakteri dhe feminiteti i gruas së Princit Harry. Gjysmë viti më parë, pasi Duka dhe Dukesha e Sussex folën në Time TV për rëndësinë e votimit në zgjedhjet presidenciale të SHBA, si dhe luftën kundër gjuhës së urrejtjes në mediat sociale, duke lënë të kuptohet se vota do shkonte për Joe Biden , Trump u sul mbi Meghan Markle.

“Unë nuk jam adhurues i Meghan Markle. Unë i uroj fat Harry-it në martesën e tij, pasi ai patjetër do të ketë vuajtje për të“, tha Trump në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë në fund të shtatorit.

(Kosova Sot Online)