Pas zgjedhjes kryetar, këto janë detyrat e Abdixhikut që ta shpëton LDK-në e shkatërruar, për të mos e pësuar fatin e Limajt

Pas zgjedhjes kryetar, këto janë detyrat e Abdixhikut që ta shpëton LDK-në e shkatërruar, për të mos e pësuar fatin e Limajt
Pas zgjedhjes kryetar, këto janë detyrat e Abdixhikut që ta shpëton LDK-në e shkatërruar, për të mos e pësuar fatin e Limajt

Faik Krasniqi

  • 17 March 2021 - 07:39

Shkruan: ANALIST- Faik Krasniqi

Çfarë duhet të bëj z. Abdixhiku? Të mos merret me partinë fituese, por të përqendrohet në reformimin e partisë. Puna ose mospuna e partisë fituese i jep atë që meriton. Nëse z. Abdixhiku nuk e reformon LDK-në rrënjësisht, sipas te gjitha gjasave ,qysh në zgjedhjet lokale do të mbesin pa asnjë komunë të vetme. Kurse në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të pësojnë debakël edhe më të thellë. 12perqindshi (2 përqind janë të AKR-së) do të harrohet.

-Njerëzit janë të irrituar nga njerëz si Agim Veliu e dhjetëra si ai në LDK! Prandaj nuk mjafton vetëm zgjedhja e kryetarit të LDK-së, pa një reformë të thellë për t’u këndellur kjo parti. Këtë duhet ta ketë parasysh z. Abdixhiku. Në të kundërtën do ta ketë fatin e Nismës! LDK zgjodhi kryetarin e saj. Gabimi i parë i kryetarit të ri z. Abdixhiku, ishte propozimi prej tij që z. Mustafa të zgjidhet kryetar nderi, njeriu që shkatërroi LDK-në dhe e solli në 10 përqind, sepse 2 përqind janë të AKR-së.

Propozimi i tij edhe u aprovua nga Këshilli i Përgjithshëm. Me këtë nuk jep shpresë që garda e vjetër do të largohet. Gabimi tjetër ishte sulmi ndaj Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, ata që fituan bindshëm zgjedhjet e përgjithshme. Albin Kurti dhe Vjosa Osmani nuk kanë faj që LDK është katandisur aq keq. Fajin e kanë idiotizmat e njerëzve brenda LDK-së.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".