
Lexoni edhe:
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani ti injorojnë 10 pyetjen e Enver Hoxhajt, ato janë bombë e kurdisur për rrëzimin e shpejtë të Qeverisë Kurti 2
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) dhe Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) po kërkojnë suspendimin e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore dhe prokurorit në rastin Sebahate Sopit. Sipas tyre, këto institucione nuk kanë përmbushur obligimet ligjore në rastet ku cenohet integriteti i grave tek veprat penale të dhunës në familje. Për më tepër, IKD dhe RrGK po thonë se këto institucionet kanë bërë shkelje të së drejtës elementare për jetë.
Të dy këto organizata kanë reaguar ndaj neglizhencës që sipas tyre ka treguar Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Policia e Kosovës ne rastin e Sebahate Sopit.
IKD dhe (RrKK), kanë publikuar gjetjet preliminare të hulumtimit të rastit të vrasjes së Sebahate Sopit: “Shteti me mos veprim, privon nga jeta Sebahate Sopin”.
Ehat Miftaraj nga IKD tha se me kushtetutë e drejta për jetë është elementare dhe duhet të garantohet nga shteti, por që një gjë e tillë nuk është përfillur në rastin e Sopit.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dështuar të ushtrojë kompetencat dhe detyrat saj për t’iu ofruar mbrojtje në këtë rast viktimës Sebahate Sopit. Çka ishte edhe më e ndjerë ishte fakti që Prokuroria Themelore në Prishtine dje dërgoi një komunikatë për media përmes së cilës u mundua fatkeqësisht në mënyrë amatoreske dhe aspak njerëzore t’i ikë përgjegjësisë dhe të gënjejë publikisht se kjo prokurori ka ndërmarrë të gjitha veprimet në lidhje me këtë rast”, theksoi ai.
Hulumtuesi Shala nga IKD shtoi se prokurori i shtetit në komunikatën e djeshme duke u munduar ta mbulojë fajin e vet ka dëshmuar neglizhencën e treguar.
“IKD dhe RrGK kërkon nga sistemi prokuroria që urgjentisht ta trajtojë aspektin e llogaridhënies në lidhje me këtë rast. Dhe aspekti i parë që duhet është që të suspendohet kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi dhe prokurorin e këtij rasti. Dhe po ashtu kërkojmë që të formohet një grup punues që të zbardhet ky rast”, ka përfunduar ai.
(Kosova Sot Online)