Albin Kurti dhe Vjosa Osmani ti injorojnë 10 pyetjen e Enver Hoxhajt, ato janë bombë e kurdisur për rrëzimin e shpejtë të Qeverisë Kurti 2

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani ti injorojnë 10 pyetjen e Enver Hoxhajt, ato janë bombë e kurdisur për rrëzimin e shpejtë të Qeverisë Kurti 2
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani ti injorojnë 10 pyetjen e Enver Hoxhajt, ato janë bombë e kurdisur për rrëzimin e shpejtë të Qeverisë Kurti 2

Dardan Grapci

  • 17 March 2021 - 13:34

Shkruan: ANALIST- Dardan Grapci

Është mendimi im personal që Albin Kurti dhe Vjosa Osmani do të duhej ti injoronin sikur të mos kishin qenë fare temë diskutimi apo kushtëzimi ato 10 kushtet e PDK-s, sepse po filluan të bisedojnë dhe ti shtjellojnë ato, mundë të abuzohet me qëllime politike të cilat PDK-ja i ka menduar si çelës të kurdisur, që partnerët fitues të zgjedhjeve të bien në grackën e tyre dhe në fund të shpallen fajtor për krejt gjendjen e krijuar në Kosovës, para e pas zgjedhjeve, dhe më pas ti përdorin ato çështje të ngritur për tekstin e mocionit të mos-besimit, si një skenar të mundshëm të përpjekjes për rrëzimin e Qeverisë, nëse jo brenda këtij viti, në vitin tjetër

-Më në fund kanë filluar dhe po përfundojnë takimet konsultative, obligim kushtetues, të ud. të Presidentes Vjosa Osmanit dhe kandidatit për kryeministër, nga partia fituese Albin Kurti, për formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 14 shkurtit. Përfundimi i shpejtë i këtyre takimeve dhe caktimi i seancës së funksionalizimit të Kuvendit të Kosovës për fillimin e javës që vjen , 22 mars, është një hap drejtë konsolidimit të shpejtë të institucioneve të reja të vendit, dhe në këtë rrafsh duhet të punohet me këmbëngulje, që gjithçka të përmbyllet javën që vjen, pavarësisht se kemi disa lojëra kushtëzimesh nga PDK dhe AAK, kurse LDK, duket se do të jetë më konstruktive në këtë proces, pas largimit të Isa Mustafës dhe zgjedhjes së Abdixhikut për kryetar të partisë.

Lojën më të pa ndershme tash për tash po e luan PDK-ja duke kushtëzuar pozicionimin e saj rreth zgjedhjes së Presidentit me atë pyetësorin prej 10 pikash, apo kushte që i ka paraqitur gjatë takimit. Është një lojë e pa sinqertë e PDK-së që po e luan tani në prag të formimit të Qeverisë Kurti sepse këto kushte dhe këto pika të ngjashme ka mundur ti paraqes edhe në kohën e formimit të Qeverisë Hoti, pavarësisht që ajo qeveri me kohë është ditur që po krijohej pa bazë ligjore dhe me shkelje të rëndë të kushtetutës.

Partitë opozitare edhe në qoftë se kanë inate të shfrenuara, duhet të pajtohen tash me realitetin dhe së paku të jenë prezent në seancë për të votuar qoftë për apo kundër formimit të Qeverisë së re dhe të Vjosa Osmanin Presidente të Republikës së Kosovës, sepse me prodhim krizash duke bojkotuar pjesëmarrjen në proces dhe provokimin e zgjedhjeve të reja Kosova mund të ngecë akoma më shumë për shkak të vonesave, duke e paguar çmimin e shtrenjtë jo vetëm në aspektin e ngecjes së zhvillimit ekonomik, por edhe në aspektin shëndetësor të rrezikut nga pandemia, dështimin e të gjitha planeve që janë hartuar dhe duhet zbatuar për imunizimin e qytetarëve përmes fushatës së vaksinimit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".