Dogana e Kosovës parandalon kontrabandën në tri raste

  • A.P /
  • 17 March 2021 - 15:53
Dogana e Kosovës parandalon kontrabandën në tri raste

Njësit e Doganës kanë arritur të parandalojnë kontrabandën në tri raste të ndara, fillimisht Dogana e Kosovës në bashkëpunim me Inspektoratin Farmaceutik–Ministria e Shëndetësisë ka marrë pjesë në kontrollin e një Barnatore në Pejë, ku edhe është gjetur një  hapësire në pjesën e fundit të subjektit e punuar posaçërisht per fshehjen e barnave  të kontrabanduara.

Asnjë nga barnat e gjetura ne ketë hapësirë të fshehur nuk kishin banderola të Republikës së Kosovës.

Gjithashtu një plan veprimi i implementuar në pike kalimin e Hanit të Elezit ka zbuluar dy tentim kontrbandime. Në rastin e parë në një automjet udhëtaresh në një hapësirë të fshehtë post-fabrikante janë gjetur 45 telefona celular.

Ne rastin e dyte ne nje Autobus Udhëtaresh është gjetur një sasi e konsiderueshme e Produkteve Farmaceutike / Hormone per Stimulim te Fekondimit Artificial.

Në të tri raste mallrat janë konfiskuar si dhe ka vazhduar  procedura kundërvajtëse. Dogana fton qytetarët që të lajmërojmë rastet e kontrabandës dhe korrupsionit përmes linjave tona të komunikimit pa pagesë 080050095.