Çfarë diskutuan deputetët e LDK-së me Abdixhikun, e zbulon Besian Mustafa
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa është deklaruar pas takimit të grupit parlamentar të kësaj partie, me kryetarin Lumir Abdixhiku.
Mustafa tha se ky takim ishte konsultativ për seancën e së hënës ku pritet të konstituohet Kuvendi i Kosovës.
“Sot kryetari Abdixhiku ka mbajture takim konsultativ me Grupin Parlamentar të LDK-së për të diskutuar procesin e seancës themeluese të Kuvendit ose legjislaturës së hënën. Ashtu siç ka deklaruar edhe kryetari Abdixhiku të premten do të jetë pjesë e një takimi të ftuar nga znj. Osmani dhe z. Kurti. Njëherë kishte një takim konsultativ me deputetët e LDK-së për takimin e së hënës”, ka thënë Mustafa.
Ai poashtu konfirmoi se në këtë takim nuk u diskutua për zgjedhjen e kryesisë së partisë.
“Jo, ishte vetëm takim konsultativ për seancën e së hënës”, ka thënë Mustafa.
(Kosova Sot Online)