Biden: Motivi i sulmuesit në sallonet e masazhit nuk është përcaktuar ende

  • A.P /
  • 17 March 2021 - 21:31
Biden: Motivi i sulmuesit në sallonet e masazhit nuk është përcaktuar ende

Presidenti i SHBA-së Joe Biden tha sot se motivi i të dyshuarit për të shtënat vdekjeprurëse në sallonet e masazhit brenda dhe jashtë Atlanta nuk është përcaktuar ende.

Megjithëse zyrtarët thonë se ka të ngjarë të ishte një problem i varësisë nga seksi sesa një çështje racore.

“Motivi ende nuk është përcaktuar. Por cilido qoftë motivi, unë e di që aziatiko-amerikanët janë shumë të shqetësuar”, u tha Biden gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Zyrtarët thanë më herët sot se i dyshuari për vrasjen e tetë personave ishte i varur nga seksi dhe se të shtënat ndoshta nuk ishte motivuar nga urrejtja racore.

Zyrtarët thonë se i dyshuari, 21-vjeçari Robert Aaron Long, ishte shpesh në sallone masazhesh. .

“I dyshuari mori përgjegjësinë për të shtënat,” tha Jay Baker i Policisë së Qarkut Cherokee në një konferencë për shtyp duke iu referuar problemit të varësisë së të dyshuarit për seks.

Një pistoletë 9 mm u gjet në makinën e Long, shtoi Baker.

Megjithëse hetimet fillestare sugjerojnë se i dyshuari nuk ishte i motivuar nga urrejtja racore, zyrtarët thanë se ishte ende herët për ta deklaruar këtë me siguri dhe hetimi vazhdon.

Të shtënat e fundit janë në një seri të shtënave masive në Shtetet e Bashkuara pas atyre në shkolla, kinema, klinika dhe hapësira të tjera publike në vitet e fundit.

Long ishte parë në Gjeorgjinë Jugore, larg skenës së krimit, pasi policia e Cherokee lëshoi pamjet e të dyshuarit në një makinë të zezë.

(Kosova Sot Online)