Ky është vendi që u godit nga më shumë se 50 mijë tërmete në 3 javët e fundit

  • E.K /
  • 18 March 2021 - 09:03
 Ky është vendi që u godit nga më shumë se 50 mijë tërmete në 3 javët e fundit

Shkencëtarët në Islandë kanë raportuar se vendi ka pësuar mbi 50 mijë lëkundje sizmike në 3 javët e fundit, megjithatë fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar apo dëme.

Fenomeni nuk është i panjohur për shkencëtarët dhe sipas tyre bëhet fjalë për një aktivitet vullkanik që pritet të shpërthejë nga dita në ditë.

Fatmirësisht banorët e Islandës duket se janë mësuar tashmë nga këto lëkundje dhe nuk iu bëjnë shumë përshtypje.

9Kosova Sot Online)