Detaje tronditëse nga vrasja e shqiptares: Viktima ishte shtatzënë në muajin e gjashtë, u qëllua me thikë 31 herë

  • E.K /
  • 18 March 2021 - 10:21
 Detaje tronditëse nga vrasja e shqiptares: Viktima ishte shtatzënë në muajin e gjashtë, u qëllua me thikë 31 herë

Dalin në dritë të tjera detaje nga krimi horror në fshatin Sheq i Madh në Fier.

Demokrat Medinaj qëlloi për vdekje të shoqen, Irvana Hyka, 28 vjeç.

Burime bëjnë me dije se autori e ka qëlluar të renë 31 herë me thikë, duke i shkaktuar plagë të thella në të gjithë trupin, çka i solli vdekjen në banesë.

Burime të SYRI TV thonë se gruaja ishte shtatzënë në muajin e gjashtë.

Autori i këtij krimi të rëndë, që ndodhi në sy të dy fëmijëve të mitur, nuk është arrestuar ende nga policia, pasi u largua menjëherë pas vrasjes nga banesa.

Xhaxhai i viktimës deklaroi se lajmin e kishin mësuar nga media. Ai tha se çifti shkonte shumë mirë dhe se kishin tetë vjet të martuar.

Sipas tij, dhëndri nuk ka pasur probleme mendore.

(Kosova Sot Online)